Zelensky paralajmëron zyrtarët qeveritarë: Asnjë deklaratë për taktikat e Kievit kundër Rusisë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar zyrtarët qeveritarë që të mos flasin me gazetarët lidhur me taktikat e Kievit kundër Rusisë, raporton The Guardian. Deklarata e presidentit ukrainas vjen pas disa shkrimeve në New York Times dhe Washington Post lidhur me shkatërrimet e bazës ajrore ruse në Krime, teksa citonin zyrtarë të paidentifikuar që thoshin se forcat ukrainase ishin përgjegjëse.

“Lufta definitivisht nuk është koha për kotësi dhe deklarata me zë të lartë. Sa më pak detaje të zbuloni për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për zbatimin e atyre planeve të mbrojtjes.

Nëse doni të gjeneroni tituj me zë të lartë, kjo është një gjë – është sinqerisht e papërgjegjshme. Nëse doni fitore për Ukrainën, kjo është një gjë tjetër, dhe ju duhet të jeni të vetëdijshëm për përgjegjësinë tuaj për çdo fjalë që thoni për planet e shtetit tonë për mbrojtje apo kundërsulme”, tha Zelensky.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme