Zelensky: Rusia po tenton të kthejë Donbas në Mariupol

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në mesnatë deklaroi se forcat ruse po synojnë të qytete në rajonin lindor të Donbasit në të njëjtën mënyrë që bënë në Mariupol, raporton The Guardian.

“Në Donbas ka sulme masive ajrore dhe artilerie. Qëllimi i pushtuesve në këtë drejtim mbetet i njëjtë – ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi. Lysychansk, Slovyansk, Kramatorsk – ata synojnë të kthejnë çdo qytet në Mariupol. Plotësisht i rrënuar”, tha Zelensky.

Presidenti ukrinas bëri thirrje për për më hshumë ndihma në armë të rënda, mmë qëllim arritjen e një barazie në luftën e nisur prej 4 muajsh nga Rusia.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht theksojmë përshpejtimin e furnizimit me armë në Ukrainë. Barazia është e nevojshme në fushën e betejës sa më shpejt të jetë e mundur për të ndaluar këtë armadë djallëzore dhe për ta zhvendosur atë përtej kufijve të Ukrainës”, tha ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme