Zjarr në Liqenin e Viroit në Gjirokastër, flakët përfshijnë sipërfaqe me bar dhe shkurre

Aktualitet | 48 minuta më parë

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në dalje të Liqenit të Viroit, në Gjirokastër. Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete zjarrfikëse, me dy grupe ndërhyrjeje.

Pas mbërritjes, zjarrfikësit kanë konstatuar një vatër zjarri me përmasa të konsiderueshme dhe kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas MZSH-së, zjarri është izoluar plotësisht. Një automjet zjarrfikës do të qëndrojë në zonë për monitorimin e situatës dhe për shuarjen e trungjeve dhe vatrave të mbetura të aktivizuara.

Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar dhe shkurre. Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme