Zjarr në kodrat e Vllahinës, flakët përfshijnë ullishtet dhe tokat bujqësore

Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Vllahinë, në zonën kufitare me Koculin, në Bashkinë Selenicë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe toka bujqësore. Sipas banorëve të zonës, zjarri po djeg edhe ullinjtë e rinj, duke rrezikuar dëmtimin e konsiderueshëm të tokave bujqësore.
Për situatën është njoftuar shërbimi zjarrfikës i Selenicës, ndërsa pritet ndërhyrja për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo sipërfaqja e prekur, ndërsa situata vijon të monitorohet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




