5 kg kokainë e heroinë, antidroga e Tiranës kishte dy muaj që mbante nën vëzhgim të dyshuarit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një çantë e dyshimtë në një automjet “Benz” çoi policinë te një sasi prej 5 kilogramësh drogë, që sipas hetuesve do të përfundonte në tregun e Durrësit. Pas dy muajsh hetime dhe vëzhgimi, Antidroga e Tiranës ndaloi në rrugën “Kastriotët” Mirland Herrin dhe Luftim Hoxhën, të dyshuar si furnizues të drogave të forta për një grup kriminal në Kamëz.

Gjatë kontrollit, në çantë u gjetën 7 pako me 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë. Sipas përllogaritjeve të policisë, nëse droga do të ndahej në doza dhe do të shitej në treg, vlera e saj do të kalonte 500 mijë euro.

Hetuesit dyshojnë se droga ishte siguruar në zonën e Institutit dhe do të transportohej drejt Durrësit. Në pranga kanë përfunduar dy personat, ndërsa policia po heton edhe një grup tjetër në Sukth, që dyshohet se kishte lidhje me ta. Operacioni vijon dhe pritet të zbardhë të tjera hallka të rrjetit të trafikut.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme