Projektligji i ri për Gjykatën Speciale në Hagë, Kryeministri Kurti thotë se gjatë javës nis hartimi i legjislacionit

Kosovë | 10 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se gjatë kësaj jave do të nisë hartimi i projektligjin e ri për Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, pasi janë në pritje të ekspertëve për ta përmbyllur atë ligj.

“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, tha ai.

Kryeministri Kurti u shpreh më herët se përmbajtja e ligjit të ri duhet të punohet me kujdes, të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës dhe më pas të procedohet për diskutim e miratim në Kuvend, duke theksuar se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale mbetet i pandryshuar që nga pranvera e vitit 2015, kur u miratua ngritja e saj.

Lidhur me këtë nismë, kryetarja në detyrë e PDK-së Vlora Çitaku, bëri të ditur se drafti i ri do të bazohet në dokumentin e miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, por do të përfshijë propozimet e asaj partie dhe sugjerimet e ekspertëve vendas e të huaj.

Sipas Çitaku ndryshimet synojnë ta bëjnë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe më të zbatueshëm në praktikë, ndërkohë bëri të ditur se Grupi Shtetëror i Punës do të vazhdojë me hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes në Apel të 4 ish-krerëve të UÇK-së Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi, të dënuar nga Gjykata Speciale me 81 vite burg në total. Ndërkohë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protesta mbarëkombëtare nëse procesi për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme