5 mijë lekë në muaj për akomodim, në Shkodër godina ofron kushte të mira, regjistrimet vijojnë
Të qëndrosh në konvikt , për 1 student kushton 5 mijë lekë të reja në muaj. Së bashku me këtë tarifë, ofrohen edhe disa shërbime të cilat të rinjtë i përfitojnë 24 orë thotë drejtorja Kopliku.
“Këtë vit kemi një rritje të konsiderueshme, prej rreth 20 deri në 22% të numrit të studentëve, krahasuar me tre vitet e kaluara”, u shpreh Sindi Kopliku, Drejtore Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve, Shkodër.
Me ligjin e ndryshuar, tashmë ndërmarrja e trajtimit të studentëve nuk shërben si akomodim vetëm, për studentë.
“Çmimi është i njëjtë. Flasim për një tarifë mujore, e cila është 50 mijë lekë të vjetra në muaj dhe përfshin disa shërbime, si ujin, dritat, pastrimin, domethënë shërbimet higjieno-sanitare, përveç një kostoje shumë të vogël, modeste, e cila lidhet me pjesën e lavanderisë”, tha ajo.
Aktualisht rreth 60 studentë janë të akomoduar në këto ambiente, por regjistrimet vijojnë të jenë të hapura.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




