6 muaj në Austri me Erasmus, eksperiencë që ndryshoi jetën e studentes korçare Ina Bala
Ina Bala, studentja nga Korça në degën e Informatikë Biznesit në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë, ka përjetuar një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj falë programit Erasmus+. Për gjashtë muaj ajo zhvilloi mësim dhe trajnim profesional në Austria, duke u përfshirë në një realitet të ri akademik dhe kulturor.
Ajo e konsideron Austrinë, si një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj dhe shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi të tjera bashkëpunimi apo zhvillimi profesional atje.
“Ishte një eksperiencë fantastike ku unë mendoj që çdo student duhet ta provojë një herë ose të marr mundimin për të aplikuar një herë. Dita jonë ishte pak më ndryshe nga këtu, ku kishte raste që universitetin e nisnim në orën 09:00 në mëngjes apo kishte raste që nisnim në 12:00. Pra nuk kishte një orar fiks por kishte aktivitete të tjera . ne që ishim me Erasmus kishim studime specifike dhe njohje me student të ndryshëm në gjithë botën. Dita aty ikte shpejt.”
Përveç përvojës profesionale, qëndrimi i Inës në Austri u shndërrua edhe në një eksperiencë të pasur kulturore, duke ndërtuar ura komunikimi me të rinj nga vende të ndryshme të Botës.
“Ishte një eksperiencë shumë e bukur sepse kur ti shkon merr atje me Erasmus nuk shkon vetëm për të studiuar por ke mundësi të udhëtosh, të njohës njerëz nga e gjithë bota sepse Erasmus është një program që ka student nga e gjithë bota.”
Programe si Erasmus+, mund të transformojnë rrugëtimin e të rinjve dhe të hapin dyer drejt një të ardhmeje më të gjerë dhe më të sigurt.
Gazetare: Geralda Manushi,
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





