EURO U-19 për vajza/ Kombëtarja U-19 e vajzave nis grumbullimin, trajnerja Daniela Kodra publikon listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 do të luajë ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian, në kuadër të Grupit B1. Federata e Futbollit do të jetë organizatore e këtij turneu, ku Shqipëria do të përballet me Qipron, Moldavinë dhe Letoninë.
Kombëtarja U-19 e vajzave ka nisur edhe grumbullimin zyrtar për ndeshjet kualifikuese teksa trajnerja, Daniela Kodra, ka bërë publike listën me 20 futbolliste të grumbulluara, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fazë kualifikuese.
Të tria ndeshjet do të zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në datat 27 nëntor, 30 nëntor dhe 3 dhjetor, në orën 14:00.
Lista e futbollisteve të grumbulluara:
Portiere: Ambra Reshiti, Lusia Krraba
Mbrojtëse: Erina Bajramaj, Aminha Sherifi, Gelda Kadiolli, Marina Rushaj, Kejsi Kaçorri, Audrina Lajthiza, Frosina Papa, Tringa Nuha
Mesfushore: Heidi Christina Bekteshi, Kejsi Demiraj, Samanta Hysa, Kalomira Ndreu, Albana Malaj, Gurie Memetaj, Andrea Klleçi
Sulmuese: Amelia Reçi, Erisa Alushaj, Elisa Osmani
Trajnere: Daniela Kodra
Kalendari i ndeshjeve:
Qipro – Shqipëri, 27 nëntor, ora 14:00
Shqipëri – Moldavi, 30 nëntor, ora 14:00
Shqipëri – Letoni, 3 dhjetor, ora 14:00
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




