“The Simpsons” po marrin edhe një herë meritat për parashikimin e politikës amerikane

Kuriozitete | 2 vite më parë

Seriali më i gjatë i TV-së po cilësohet edhe një herë si Nostradamusi i ditëve moderne. Në episodin e titulluar “Bart to the Future”, i cili u publikua në vitin 2000, Lisa Simpson shfaqet duke u rritur për t’u bërë presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara. Ajo është e veshur me një veshje jashtëzakonisht të ngjashme me atë që nënpresidentja e parë femër e Amerikës, Kamala Harris veshi në inaugurimin e 2021, duke përfshirë aksesorët e saj.

Al Jean, një nga shkrimtarët më të njohur në mesin e “The Simpsons”, komentoi për ngjashmërinë në rrjetet sociale.

“Parashikimi” i TheSimpsons jam krenar që jam pjesë e tij,” shkroi ai në X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme