Japonia bllokon pamjen ikonë të malit Fuji për të penguar turistët

Qyteti japonez i Fujikawaguchiko ka ngritur një rrjetë gjigante të zezë për të bllokuar pamjen e malit Fuji, një reagim ndaj popullaritetit të madh të qytetit në Instagram dhe platforma të tjera të mediave sociale.
Qyteti i vogël është bërë qendra e një polemike ndërkombëtare javët e fundit. Një këndvështrim specifik në Fujikawaguchiko, i cili është rrëzë malit Fuji dhe pranë pikës së fillimit për një nga shtigjet më të përdorura në mal, u bë aq i popullarizuar nga vizitorët saqë po shkaktonte probleme për vendasit.
Që kur Japonia u rihap për turistët e huaj pas pandemisë, turistët kanë mbushur vendin dhe atraksionet e tij më të njohura. Më shumë se tre milionë njerëz në muaj vizituan në mars dhe prill 2024.
Mesa duket Fujikawaguchiko nuk është një atraksion specifik që sjell një mori vizitorësh është një këndvështrim ku njerëzit pëlqejnë të bëjnë fotografi të malit Fuji. Pika e favorshme është përballë një dyqani me njerëz që qëndrojnë në rrugë për të bërë fotografinë më të mirë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




