Yjet e Hollivudit hyjnë në bistro, befasohet stafi

Kuriozitete | 2 vite më parë

Një kuzhinier tha se ishte “i tronditur” kur katër aktorë yje të Hollivudit hynë në restorantin e tij në Liverpool. Yjet e Lord Of The Rings, Elijah Wood, Orlando Bloom, Billy Boyd dhe Dominic Monaghan, zunë një tavolinë në bistro Belzan.

Shefi Sam Grainger tha: “Fjalë për fjalë të gjithë u tronditën”. Aktorët do të shfaqeshin në eventin Comic Con në qendrën e ekspozitës së qytetit.

Grainger tha se do të ishte e veçantë “të shihja njërin prej tyre, por të gjithë së bashku” në restorantin Smithdown Road e bëri atë më të çmuar.”

“Elijah Wood është shumë, shumë i njohur – nuk mendoj se është plakur,” tha ai.

Grainger, i cili u shfaq në emisionin e BBC-së, Great British Menu vitin e kaluar, e përshkroi kuartetin si “djem vërtet të mrekullueshëm, të mirë dhe që qeshnin mahnitshëm”.

“Ata gati e hëngrën të gjithë menunë”, tha ai.

Aktorëve do t’u bashkoheshin edhe aktorët e tjerë të Lord Of The Rings, Sean Astin dhe Andy Serkis në eventin Comic Con në Qendrën Ekspozuese Liverpool.

BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme