Marsi ndikon në “vorbullat gjigante” në oqeanet e thella të Tokës

Kuriozitete | 3 vite më parë

Marsi mund të jetë rreth 140 milionë milje larg nga Toka, por planeti i kuq po ndikon në oqeanet tona të thella duke ndihmuar në drejtimin e “vorbullave gjigante”, thotë një studimi të ri.

Shkencëtarët analizuan sedimentet nën det në një kërkim për të kuptuar më mirë forcën e rrymave të thella oqeanike.

Sedimentet zbuluan se rrymat në det u dobësuan dhe u forcuan gjatë cikleve klimatike 2.4 milion-vjeçare, sipas studimit të botuar në revistën Nature Communications.

Adriana Dutkiewicz, bashkë-autorja e studimit tha se shkencëtarët nuk prisnin të zbulonin këto cikle dhe se ekziston vetëm një mënyrë për t’i shpjeguar ato: “Ato janë të lidhura me ciklet në ndërveprimet e Marsit dhe Toka që rrotullohet rreth Diellit”.

Të dy planetët ndikojnë njëri-tjetrin përmes një fenomeni të quajtur “rezonancë”, e cila është kur dy trupa rrotullues aplikojnë një shtytje gravitacionale dhe tërheqin njëri-tjetrin. Ky ndërveprim ndryshon formën e orbitave të tyre.

Sipas studimit “për Tokën, ky ndërveprim me Marsin përkthehet në periudha të rritjes së energjisë diellore që do të thotë një klimë më e ngrohtë dhe këto cikle më të ngrohta lidhen me rrymat më të fuqishme oqeanike”.

Ndërsa këto cikle 2.4 milionë-vjeçare ndikojnë në ngrohjen dhe rrymat e oqeanit në Tokë, ato janë cikle klimatike natyrore dhe nuk lidhen me ngrohjen e shpejtë që bota po përjeton sot.

Autorët i përshkruajnë këto rryma, ose vorbulla, si “vorbulla gjigante” që mund të arrijnë në fund të oqeanit të thellë, duke gërryer fundin e detit dhe duke shkaktuar akumulime të mëdha sedimentesh.

Mbetet e paqartë saktësisht se si proceset e ndryshme që ndikojnë në rrymat e thella të oqeanit dhe jetën detare do të zhvillohen në të ardhmen, thanë autorët e studimit, por ata shpresojnë se ky studim i ri do të ndihmojë në ndërtimin e modeleve më të mira të rezultateve klimatike në të ardhmen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme