Shitet për 1.7 milion dollarë piktura e krijuar nga grupi i famshëm Beatles

Beatles ishin në mes të një turneu ku luajtën pesë shfaqje në vetëm tre ditë në arenën e famshme japoneze Nippon Budokan, por kur ata nuk po performonin, ata u mblodhën në suitën presidenciale të Tokyo Hilton dhe krijuar një vepër të arti që u bë i njohur si “Imazhet e një gruaje”.
Ajo pikturë, që besohet nga disa ekspertë se është vepra e vetme artistike e bërë bashkërisht nga të katër u shit në shtëpinë e ankandit Christie në Nju Jork më 1 shkurt.
“Imazhet e një gruaje” u vlerësua shifrën 400,000 deri në 600,000 dollarë ndërsa çmimi përfundimtari pikturës kapi vlerën e 1,744,000 dollarë. Beatles nuk i dhanë kurrë një titull zyrtar pikturës së tyre, por ajo u bë e njohur si “Imazhet e një gruaje” në fund të viteve 1980.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




