Koha para ekranit të telefonave është varësi apo çrregullim?

Lifestyle | 4 vite më parë

Është e padiskutueshme që shumë prej nesh kalojnë pjesën më të madhe të jetës para ekraneve qofshin këto TV, kompjuterë dhe veçanërisht telefonave. Në fakt, 31% e të rriturve dhe 46% e adoleshentëve thonë se janë në internet “pothuajse vazhdimisht”, sipas Pew Research Surveys.

Varësia nga interneti nuk është një diagnozë klinike zyrtare. Ka ende shumë pyetje nëse ajo kualifikohet si një çrregullim i shëndetit mendor më vete ose nëse duhet të konsiderohet pjesë e një gjendjeje tjetër të shëndetit mendor gjithashtu ka edhe pyetje se si ta përcaktojmë, ta masim, ta testojmë dhe ta trajtojmë atë.

Megjithatë, shumica e ekspertëve pajtohen se pavarësisht nëse është një “varësi” e vërtetë apo diçka tjetër, koha e tepërt para ekranit të telefonit dhe jo vetëm, mund të ketë efekte të këqija, veçanërisht për fëmijët thotë CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme