COVID rrit shanset për t’u prekur nga diabeti i tipit 2

Lifestyle | 4 vite më parë

Infeksioni nga koronavirusi rrit rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2, kanë konfirmuar shkencëtarët.  Një lidhje e mundshme ishte vërejtur më herët në pandemi, por studiuesit tani kanë konfirmuar lidhjen, duke thënë se në fakt ishte “një rrezik real” i lidhur me COVID-19.  Ata zbuluan gjithashtu se vaksinimi duket se ul rrezikun e marrjes së diabetit të ri pas infeksionit.

Diabeti prish metabolizmin normal dhe proceset metabolike, duke penguar pankreasin të prodhojë mjaftueshëm insulinë, një hormon që ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës dhe aminoacideve në gjak. Për shkak se diabeti mund të dëmtojë organet vitale dhe enët e gjakut, njerëzit me diabet janë në rrezik më të lartë për sulm në zemër dhe goditje në tru.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka rreth 60 milionë njerëz në Evropë me diabet  rreth 10 për qind e burrave dhe 9.6 për qind e grave të moshës 25 vjeç e lart. Rreziku i kombinuar i diabetit të tipit 2 pas ekspozimit ndaj COVID-19 që llogaritet si për pacientët e vaksinuar ashtu edhe për të pavaksinuar ishte 2.1 për qind, me 70 për qind të ndodhur pas infeksionit COVID-19 kundrejt 30 për qind që ndodhte përpara ekspozimit ndaj COVID-19. Për pacientët e pavaksinuar, rreziku i diabetit të tipit 2 pas ekspozimit ndaj COVID-19 ishte 2.7 për qind, ndërsa për pacientët e vaksinuar ky rrezik ra në 1 për qind.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme