Fakte interesante që mbase nuk i dinit për hormonin e dashurisë

Oksitocina njihet në gjuhën e folur si “hormoni i dashurisë”, por kjo mund të mos jetë e vetmja gjë për të cilën është përgjegjëse. E përfshirë në reagimin e njeriut ndaj stresit, gjumit dhe lidhjes sociale, oksitocina luan një rol të rëndësishëm në organizmin tonë.
Oksitocina prodhohet në hipotalamus, por lëshohet në gjak nga gjëndrra e hipofizës. Ashtu si antenat që marrin një sinjal, receptorët e oksitocinës gjenden në qelizat në të gjithë trupin. Si rezultat, ajo ka disa efekte të ndryshme. Oksitocina luan një rol të madh në tërheqjen fillestare midis dy njerëzve dhe ndërtimit të lidhjeve romantike.
Një studim i vitit 2012 në revistën Psychoneuroendocrinology testoi nivelet e oksitocinës në plazmën e gjakut të 163 të rinjve, duke përfshirë 120 të dashuruar, tre muaj pas fillimit të marrëdhënies së tyre romantike dhe 43 beqarë. Çiftet kishin nivele më të larta të oksitocinës sesa beqarët dhe çiftet që qëndruan së bashku kishin ende nivele të larta të oksitocinës gjashtë muaj më vonë.
Oksitocina ka një efekt qetësues dhe mund të ndikojë në emocionet dhe shëndetin mendor. Studimet tregojnë se kur njerëzit janë nën stres fizik si dhimbje ose kufizim, nivelet e oksitocinës rriten në gjak. Kjo mund të ndalojë mbylljen e sistemit tuaj nervor kur përballeni me diçka të vështirë ose të frikshme dhe të ulë hormonin e stresit, kortizolin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




