FOTO/ Jashtë funksionimit, avioni Boeing 737 shndërrohet në një vilë private luksoze

Lifestyle | 4 vite më parë

Nga kthimi në qiell me ngjyra të reja për të fluturuar për një linjë tjetër ajrore, tek riciklimi për pjesë, mundësitë për avionë që dalin jashtë përdorimit janë në dukje të pafundme.

Disa janë shndërruar në restorante, muze, kafene dhe madje edhe vende feste. Por ky avion privat i kthyer në vilë luksoze, i vendosur në një majë shkëmbi pranë plazhit Nyang-Nyang në ishullin indonezian të Balit, mund të jetë një nga transformimet më të bukura të avionëve deri më sot.

Dikur pjesë e flotës tashmë të zhdukur të Mandala Airlines, Boeing u ble nga zhvilluesi Felix Demin në vitin 2021 dhe u transportua në vendndodhjen e tij të largët. Me dy dhoma gjumi dhe një pishinë, Vila Private Jet by Hanging Gardens, e cila ndodhet 150 metra mbi nivelin e detit, është e disponueshme për t’u marrë me qira nga prilli, me çmime për natën që fillojnë nga rreth 7,000 dollarë./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme