Përfitimet e një buzëqeshjeje

Studiuesit nga Universiteti Amerikan i Stanfordit u përpoqën të kuptonin përftimet e buzëqeshjes dhe e publikuan rezultatin në revistën Nature Human Behaviour. Arsyeja është e thjeshtë shprehjet e fytyrës ofrojnë një reagim sensoromotor që më pas kontribuon në ndjenjën e emocionit. Por çfarë përfitoni nga buzëqeshja sipas studiuesve?
Buzëqeshja ndihmon në çlirimin e emocioneve
Buzëqeshja, ndihmoi në çlirimin e emocioneve që priremi t’i bllokojmë.
Buzëqeshja është një gjimnastikë e fytyrës
Buzëqeshja është një gjimnastikë e vërtetë e fytyrës. Buzëqeshja ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës, duke ndihmuar lëkurën të bëhet më e fortë.
Rëndësia e buzëqeshjes në marrëdhëniet me të tjerët
Buzëqeshja në vendin e punës, studimin apo në përgjithësi në mjedise ku jeni në kontakt me njerëz të tjerë, ndihmon për t’i bërë marrëdhëniet me të tjerët më harmonike. Serioziteti është i mirë kur punoni apo studioni, por edhe buzëqeshja është e rëndësishme për të arritur më mirë qëllimet, duke qenë më të qetë.
Buzëqeshja si një rimbushje energjie
Buzëqeshja ndihmon për të përmirësuar performancën e njerëzve. Kur buzëqeshni, keni më shumë vetëbesim, ndiheni më mirë dhe për këtë arsye keni më shumë gjasa të punoni për të arritur qëllimet tuaja.
Buzëqeshja është ngjitëse
Buzëqeshja është ngjitëse. Për t’i rikthyer humorin dikujt që nuk po kalon mirë, nuk ka asgjë më të mirë se ta bësh duke i dhënë një buzëqeshje. Për këtë arsye do të ishte mirë që gjithmonë të rrethoheni me njerëz pozitivë, të gatshëm për të dhuruar një buzëqeshje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




