Një studim i ri lidh konservantët në mishin e kuq me kancerin

Një shkencëtar në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë thirrje që të ndalohet përdorimi i nitriteve në mishin e përpunuar, pas publikimit të një studimi që tregon se aditivët mund të rrisin rrezikun e kancerit.
Profesori Chris Elliott, i cili drejtoi rishikimin e sistemeve ushqimore të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar i kërkoi qeverisë të ndaloj perdorimin e kimikateve, të cilat përdoren si ruajtës.
Në fillim të këtij viti, agjencia franceze e shëndetësisë ANSES konfirmoi një lidhje midis nitriteve dhe nitrateve në proshutë dhe karkaleca dhe zhvillimin e kancerit kolorektal i njohur ndryshe si kanceri i zorrëve.
Qeveria franceze që atëherë ka filluar të planifikojë reduktimin ose heqjen graduale të nitriteve nga mishi i përpunuar. Elliott, së bashku me kolegët nga Universiteti Queen’s Belfast, kryen një studim të konsumit të mishit të derrit tek minjtë për tetë javë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




