Studimi, aspirina një shërues edhe për kockat

Lifestyle | 4 vite më parë

Për dekada, aspirina është quajtur një ilaç i mrekullueshëm. Është një qetësues dhimbjesh, mund të ulë temperaturën, mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër te njerëzit me rrezik të lartë për probleme kardiovaskulare dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit . Është i lirë, i lehtë për t’u prodhuar dhe i disponueshëm gjerësisht pa recetë.

Vitet e fundit, hulumtimet gjithashtu kanë lidhur përdorimin e aspirinës me një shëndet më të mirë të kockave dhe një rrezik më të ulët të frakturave të kockave pas rënies (që mund të ketë pasoja shkatërruese , veçanërisht në mesin e të moshuarve).

Mund të duket e habitshme që aspirina do të kishte ndonjë efekt në shëndetin e kockave ose në rrezikun e frakturave. Por aspirina mund të inkurajojë zhvillimin dhe mbijetesën e qelizave të palcës kockore të përfshira në formimin e kockave. Ajo gjithashtu mund të pengojë qelizat që shpërbëjnë kockat. Përveç kësaj, duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe goditjet në tru, aspirina mund të zvogëlojë dobësinë dhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme