Tetrakromatët mund të shohin një milion ngjyra

Lifestyle | 4 vite më parë

Shumica prej nesh janë trikromatikë, që do të thotë se kemi tre lloje kone në retinë që na lejojnë të shohim gati një milion ngjyra. Tetrakromatët kanë katër lloje kone që i lejojnë ata të shohin botën në rreth 100 milionë hije.

Ndërsa ne të gjithë kemi dëgjuar për verbërinë e ngjyrave dhe njohim dikë që ka probleme me dallimin e ngjyrave, tetrakromatizmi nuk është aq i njohur. Megjithatë, dimë se një pjesë e konsiderueshme e popullatës e ka atë dhe që shfaqet gjithmonë te femrat . Një mënyrë e ngjashme, është gjithashtu e zakonshme edhet e kafshët.

Hulumtimet nga Universiteti Princeton kanë zbuluar se kolibri, si shumë zogj të tjerë, gjithashtu mund të dallojnë ngjyrat jo-spektrale. Këto janë nuancat që mund të shihen vetëm me katër lloje kone. Kjo gjë u lejon atyre të kërkojnë ushqim më lehtë.  

Njerëzit kanë dy lloje fotoreceptorësh në retinë: shufra dhe kone. Prandaj, siç e kemi theksuar tashmë, veçantia kryesore e tetrakromateve është se në vend që të kenë tre lloje kone, kanë një më shumë. Kjo veçori gjenetike shfaqet më shpesh te njerëzit me dy kromozome X, pra te femrat .

Ky kon i katërt u lejon atyre të kapin të gjitha nuancat ekzistuese që gjenden midis zonës standarde të kuqe dhe jeshile. Ndërsa shumica prej nesh ndonjëherë nuk mund të dallojnë një nuancë të verdhë nga një tjetër, tetrakromatët mund të vlerësojnë qindra nuanca të verdhash.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme