Shkencëtarët zbulojnë si të dalloni shenjat e demencës nëntë vjet përpara diagnozës

Mund të jetë e mundur të dallohen shenjat e demencës deri në nëntë vjet përpara diagnozës, ka zbuluar një studim i ri. Gjetjet të publikuara në The Journal of the Alzheimer’s Association, nënkuptojnë se pacientët e ardhshëm në rrezik mund të kontrollohen për të ndihmuar në identifikimin e ndërhyrjeve të hershme për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në përzgjedhjen e atyre që janë të përshtatshëm për provat klinike për trajtime të reja.
Studiuesit analizuan të dhënat nga baza e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar dhe vunë në dukje zgjidhjen e problemeve dhe rikujtimin e numrave si dy nga shenjat e hershme që pacientët mund të zhvillonin demencë.
Autori Dr. Tim Rittman, gjithashtu nga Universiteti i Kembrixhit, tha: “Njerëzit nuk duhet të shqetësohen pa arsye nëse për shembull, nuk janë të mirë në kujtimin e numrave.
Njerëzit nga të dhënat e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar që vazhduan të zhvillonin Alzheimer-in shënuan më pak rezultate në krahasim me individët e shëndetshëm kur bëhej fjalë për detyrat e zgjidhjes së problemeve, kohën e reagimit, kujtimin e listave të numrave, kujtesën e ardhshme. Ky ishte gjithashtu rasti për njerëzit që zhvilluan një formë më të rrallë të demencës të njohur si çmenduri frontotemporale, zbuluan studiuesit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




