Duhani do të vrasë më shumë se 1 miliard duhanpirës

Një studim i madh i kryer në Kinë, ku pirja e duhanit është një problem serioz, zbulon 56 sëmundje nga të cilat mund të vuajnë duhanpirësit. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me tumoret dhe sëmundjet e frymëmarrjes.
Deri në fund të shekullit, duhani do të ketë vrarë një miliard njerëz, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si Kina, siç shpjegohet nga një studim i botuar në The Lancet Public Health , i cili analizoi zakonet dhe shëndetin e mbi 500,000 duhanpirësve kinezë. Përveç rritjes së rrezikut të vdekjes së parakohshme, duhani do të rriste edhe rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh që prekin jo vetëm mushkëritë, por edhe organet e tjera të trupit.
Nga të gjitha 85 shkaqet e vdekjes dhe 480 sëmundjet e studiuara, duhani ishte një faktor rreziku për 22 shkaqe vdekjeje (17 % për burrat dhe 9% për gratë) dhe 56 sëmundje (50% për burrat dhe 24% për gratë). Krahasuar me jo-duhanpirësit, duhanpirësit kishin një rrezik mesatarisht 10% më të lartë për të zhvilluar sëmundje nga 6% e diabetit në 216% të kancerit të laringut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




