Dielli, një ilaç natyral? Njerëzit me nivele të larta të vitaminës D janë më pak të rrezikuar të preken nga demenca

Lifestyle | 4 vite më parë

Ekspozimi ndaj diellit bën që trupi të prodhojë vitaminë D e cila është lidhur me nivele më të ulëta të inflamacionit dhe kocka më të forta. Një studim i këtij lloji ka treguar se njerëzit me nivele të larta të vitaminës D në trurin e tyre kanë 33 për qind më pak gjasa të zhvillojnë demencë. Njerëzit që jetojnë në shtete të ftohta këshillohen të marrin suplemente të vitaminës D, por hulumtimet tregojnë se marrja e tepërt mund të jetë toksike .

Studiuesit ekzaminuan mostra të indeve të trurit nga 290 njerëz të cilet u përdorën në projektin Rush Memory and Aging, një studim afatgjatë i sëmundjes së Alzheimerit që filloi në 1997. Pjesëmarrësit u vlerësuan për aftësitë e tyre njohëse në çdo vit të studimit duke përdorur një sërë testesh deri në vdekjen e tyre. 

Indet nga katër rajone të trurit u analizuan për nivelet e vitaminës D dhe shenjat e demencës. Dy nga rajonet u shoqëruan me ndryshime të lidhura me Alzheimer-in, një me forma të demencës të lidhura me rrjedhjen e gjakut dhe një rajon që nuk dihet të ketë ndonjë lidhje. Rezultatet treguan se njerëzit me nivele më të larta të vitaminës D në tru kishin 25% – 33% më pak gjasa për t’u diagnostikuar me demencë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme