Dieta me bazë bimore mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrëve te meshkujt

Ngrënia e një diete me bazë bimore të pasur me perime, drithëra, arra dhe bishtajore mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve tek meshkujt me më shumë se një të pestën, sipas një studimi.
Një studim i madh që përfshiu 79,952 burra në SHBA zbuloi se ata që hanin sasinë më të madhe të ushqimeve të shëndetshme me bazë bimore kishin një rrezik 22% më të ulët të kancerit të zorrëve krahasuar me ata që hanin më pak.
Studiuesit nuk gjetën një lidhje të tillë për gratë, nga të cilat 93,475 u përfshinë në hulumtim. Ekipi sugjeroi se burrat kanë një rrezik më të lartë të kancerit të zorrëve. Gjetjet e tyre u publikuan në revistën BMC Medicine.
“Kanceri kolorektal është kanceri i tretë më i zakonshëm në mbarë botën dhe rreziku i zhvillimit gjatë gjithë jetës është një në 23 për meshkujt dhe një në 25 për femrat”, tha autori përkatës i studimit, Jihye Kim nga Universiteti Kyung Hee, Koreja e Jugut.
“Megjithëse hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se dietat me bazë bimore mund të luajnë një rol në parandalimin e kancerit kolorektal, ndikimi i cilësisë ushqyese të ushqimeve bimore ka qenë i paqartë. Gjetjet tona sugjerojnë se ngrënia e një diete të shëndetshme me bazë bimore lidhet me një rrezik të reduktuar të kancerit kolorektal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




