FOTO/ “Oazë të Gjelbër”, rrokaqielli në Singapor ku rriten pemë e bimë qindra metra mbi tokë

Gjetja e vendit për hapësira të gjelbra është një sfidë në çdo qytet, e për më tepër në qytetet më të populluara në botë. Por në qendër të Singaporit, kushdo që kërkon një park të ri për të shëtitur, mund t’i kthejë sytë drejt qiellit.
Në kullën CapitaSpring të përfunduar së fundmi, fasada e lartë e xhamit dhe aluminit zbulon bimë dhe pemë që rriten qindra metra mbi tokë. Qytetarët mund të marrin një ashensor që të çon në këtë të ashtuquajtur “Oazë të Gjelbër”, një shteg kopshti spirale që kalon nëpër katër kate të florës tropikale.
Vizitorët mund të shëtisin nëpër një fermë 4500 metra katrorë në çati që furnizon me fruta, perime dhe barishte të ngrënshme tre restorante në vend. Në total, ndërtesa 51-katëshe ka mbi 80,000 pemë dhe bimë në një sipërfaqe prej 90,000 metrash katrorë./ CNN




/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




