FOTO/ Cabrera, Ishulli mahnitës spanjoll që u bë “ferri në tokë” për ushtarët e Bonapartit

Ishulli spanjoll i Cabrera është sot një park kombëtar mahnitës i bukur, por që ka një histori të errët.
Midis 1809 dhe 1814, ishulli u bë një burg për 11,000 ushtarë të mposhtur të Napoleon Bonapartit. Kushtet ishin të zymta dhe shumë pak mbijetuan. Më shumë se 10,000 vlerësohet të kenë vdekur nga uria, dehidratimi dhe sëmundje të ndryshme.
Cabrera ishte një ishull i vogël e i shkretë dhe struktura e vetme e tij ishte një fortesë e vogël e mjerueshme. Një i burgosur e quajti vendin një “vetmi të tmerrshme … të populluar vetëm nga hardhuca”. Të burgosurit kaluan nga stoicizmi fillimisht, deri te vetëvrasjet. Përfundimisht, ata që mbetën, formuan disa komunitete, ku kishte kasolle të improvizuara, një spital dhe një varrezë shumë të nevojshme.
Një sërë armëpushimesh dypalëshe dhe urdhra ushtarakë më në fund liruan ushtarët e mbetur. Nga 11,000 të dërguar atje, 40% vdiqën në ishull./ BBC




/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




