NASA publikon imazhe të reja, teleskopët Webb dhe Hubble kapin pamje mahnitëse të një “çift” galaktik

Lifestyle | 4 vite më parë

Kur astronomët kombinojnë fuqitë vëzhguese të teleskopit hapësinor James Webb dhe teleskopit hapësinor Hubble, ata kapin pamjet më të detajuara të kozmosit. Një imazh i ri që tregon një “çift” galaktik, i shpërndarë nga NASA të mërkurën, është rezultati i mrekullueshëm i përdorimit të të dhënave nga të dy observatorët hapësinorë.

Secili nga teleskopët kontribuoi në vëzhgime në gjatësi vale të ndryshme të dritës. Webb mund të zbulojë dritën infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut, ndërsa Hubble ka aftësinë të vëzhgojë dy galaktikat në dritën e dukshme si dhe në dritën ultravjollcë.

Dyshja e galaktikës eliptike dhe galaktikës spirale njihet si VV 191. Këto galaktika të vogla, të cilat duket se janë shumë afër njëra-tjetrës, në fakt nuk po ndërveprojnë me njëra-tjetrën, por ato i lejojnë studiuesit të gjurmojnë dhe krahasojnë pluhurin galaktik./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme