FOTO/ Duken si “pallate lundruese”, shfaqja mahnitëse e superjahteve në Monako

Bota është në trazira. Spektri i konfliktit global fshihet në horizont. Çmimet e energjisë po shtrëngojnë miliona njerëz. COVID vazhdon. Por në Monako, në eventin më magjepsës të botës së jahteve, është si zakonisht.
Këtë javë, superjahte me një vlerë të kombinuar prej rreth 3.8 miliardë dollarë u mblodhën së bashku në ujërat e kaltra të principatës së vogël evropiane për shfaqjen 31-vjetore të jahteve në Monaco.
“Të gjitha varkat janë këtu,” tha Johan Pizzardini, kreu i komunikimit dhe mediave për Monaco Yacht Shoë, në prag të finales së madhe të ngjarjes katër-ditore. Rreth 118 superjahte ishin ndër anijet luksoze të ekspozuara në Portin Hercule të vendit. Shfaqja i kushtohet posaçërisht tregut të superjahteve. Çdo vit, në kohë normale, rreth 30,000 njerëz zbresin në këtë vend të vogël të rivierës mesdhetare për të parë spektaklin mahnitës të disa prej superjahteve më të mëdha dhe më të shtrenjta në botë të mbledhura në një vend./ CNN







/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




