Twitter do të shtojë butonin ‘edit’: Po testojmë mënyrën për të futur redaktimin e tweet-ve

Pas vitesh të tëra përdoruesish që kërkojnë një veçori të tillë, Twitter më në fund po teston tweet-et e modifikuara. Twitter tha se disa përdorues mund të fillojnë të shohin cicërima të modifikuara në burimin e tyre sepse po teston butonin e shumëpritur të redaktimit.
“Kjo po ndodh,” tha kompania.
Kompania tha testi fillimisht do të shtrihet për abonentët me pagesë e Twitter Blue në Zelandën e Re, me Australinë, Kanadanë dhe SHBA-në.
Edhe pse shumë njerëz prej vitesh kanë bërë thirrje në Twitter për të shtuar një buton modifikimi, të cilin rivalët si Facebook dhe Instagram e ofrojnë, të tjerët kanë ngritur shqetësime në lidhje me implikimet e mundshme të një veçorie të tillë.
Ekspertët e sigurisë pyetën, për shembull: Po sikur një cicërimë e padëmshme të bëhej virale dhe më pas të modifikohej për të përfshirë ngacmime ose dezinformata, duke rritur shtrirjen e një tweet-i që përndryshe mund të mos ishte përhapur?
Twitter shpjegoi se tweet-et do të mund të modifikohen “disa herë” deri në 30 minuta pasi të jenë postuar për herë të parë. Tweet-et e modifikuara do të shfaqen me një ikonë, etiketë dhe vulë kohore për të bërë të qartë se janë modifikuar dhe përdoruesit mund të klikojnë në “historinë e redaktimit” të një tweet-i për të parë versionet e kaluara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




