FOTO/ Superjahti i frymëzuar nga një vullkan në ujë

Lifestyle | 4 vite më parë

Nga anijet kozmike, te peshkaqenët, madje edhe diamantet, frymëzimi mund të vijë nga të gjitha llojet e vendeve kur bëhet fjalë për krijimin e koncepteve të reja dhe inovative të superjahteve.

Dhe ky dizajn i ri i nga Anthony Glasson, frymëzuar nga vullkani, duket sikur ka potencialin të jetë vërtet “shpërthyes”.

Me një gjatësi prej 80 metra, “Forge” është krijuar në të vërtetë për t’i ngjasuar siluetës së një vullkani në ujë dhe duke gjykuar nga interpretimet e sapo publikuara, efekti është mjaft dramatik.

E bërë nga alumini, superstruktura në formë piramide, ka një pamje të jashtme të zezë dhe portokalli./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme