FOTO/ Ishulli luksoz i Dubait, dera e çdo dhome të çon në një plazh privat

Lifestyle | 4 vite më parë

Anantara World Island, kështu quhet resorti i parë që hapet në mega-projektin e arkipelagut të Ishujve Botërorë të Dubait. Të vendosura vetëm 15 minuta larg vijës bregdetare të qytetit, projekti i ishullit të krijuar nga njeriu është po aq luksoz sa i ka hije qytetit të shkëlqyeshëm, tani shtëpia e disa prej ndërtesave më të bukurave në botë e hoteleve ekstravagante.

Vendpushimi në ishull është krejtësisht i izoluar dhe askush nuk mund të hyjë pa regjistruar pasaportën e tij, duke u siguruar që atyre që shkojnë atje u garantohet privatësia dhe siguria maksimale.

Me çmime që fillojnë nga 440 dollarë për dhomat me pamje nga oqeani me ballkone, resorti i ri Anantara është në të njëjtin nivel me shumë nga ndërtesat më të larta në qytet, vetëm se çdo dhomë është vetëm disa hapa larg rërës.

Për një shije ultra-luksoze, të ftuarit mund të marrin një nga vilat 424 metra katrorë që kushtojnë deri në 9800 dollarë në natë. Pronat e izoluara buzë plazhit i çojnë të ftuarit më shumë në një ishull privat sesa në një vendpushim./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme