Ben Affleck dhe Jennifer Lopez martohen në Las Vegas, këngëtarja: Pas 20 vitesh durim

Lifestyle | 4 vite më parë

Yjet e Hollivudit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, janë martuar në Las Vegas. Lajmi është konfirmuar nga vetë Jennifer Lopez,e cila shkruan: “Ne ja dolëm. Dashuria është e bukur dhe e durueshme. Njëzet vjet durim”.

Martesa e tyre vjen 17 vite pasi çifti anuluan fejesën e parë. Lajmet për rikthimin e tyre filluan të qarkullonin vitin e kaluar, ndërsa çifti u martuan në një ceremoni të fshehtë. Jennifer Lopez tashmë ka ndryshuar edhe mbiemrin e saj, duke marrë atë të bashkëshortit, Jennifer Affleck.

“Ne jemi shumë mirënjohës që kemi një familje të madhe të re, me pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë që nuk kemi pasur kurrë më shumë arsye për ta pritur me padurim”, shkroi mes të tjerash këngëtarja.

Lopez dhe Affleck u njohën në vitin 2002, në xhirimet e filmit “Gigli”, dhe u fejuan në vitin 2003. Por e anuluan fejesën një vit më pas. Megjithatë duket se në fund arritën ta gjenin sërish rrugën për te njëri-tjetri./ Daily Mail

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme