Pas dy vitesh pandemi, Google rikthen punonjësit në zyra

Pas dy vitesh punë nga shtëpia, punonjësit e Google në SHBA do të rikthehen në zyra më 4 Prill. Google së bashku me gjigantët e tjerë të Silicon Valley kishin planifikuar rikthimin e punonjësve në zyra në Janar por vendosën ta shtyjnë afatin për shkak të përhapjes së variantit Omicron.
Vitin e kaluar CEO Sundar Pichai zbuloi planin e punës hibride ku shumica e punonjësve kanë opsionin për të punuar në distancë në disa ditë të javës.
Shumica e punonjësve të Google do të punojnë nga shtëpia dy ditë në javë.
Microsoft vendosi të rikthejë në zyra punonjësit këtë javë edhe pse 50% të kohës së tyre do ta shpenzojnë duke punuar në distancë. Sakaq punonjësit e Meta rikthehen në zyra më 28 Mars kurse punonjësit e Twitter janë të lejuar të punojnë përgjithnjë nga shtëpia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




