Covid-19 ka edhe këtë efekt mbi… papagajtë

Lifestyle | 6 vite më parë

Papagajtë vlerësohen jo vetëm për pendët e tyre shumëngjyrëshe, por edhe për aftësinë e tyre për të folur dhe përsëritur fjalët që dëgjojnë nga njerëzit.

Por “fjalori” i tyre nuk është gjithmonë i rafinuar dhe i sjellshëm pasi, në të vërtetë, ka raste në të cilat poshtërimet dhe sharjet dalin nga sqepi i tyre, shkruhet në faqen e internetit today.it.

Ky është rasti i parkut zoologjik në Lincolnshire, Angli, i cili u detyrua të hiqte pesë ekzemplarë që strehonte sepse u ishte bërë zakon ”të shanin” dhe ”mallkonin”.

Zogjtë kishin mësuar këto “shprehje” të ulëta gjatë periudhës së karantinës dhe, kur parku u rihap, ata filluan t’i “kënaqnin” vizitorët me repertorin e tyre të pakëndshëm.

E pabesueshme, por e vërtetë, menaxhmenti i parkut u detyrua të mbante larg papagajtë.

Kur Parku i Jetës së Egër në Lincolnshire u rihap pas përfundimit të periudhës së bllokimit, vizitorët u tronditën kur dëgjuan se çfarë doli nga sqepat e këtyre, sa të bukur për t’u parë, por aq edhe të tmerrshme për t’u dëgjuar.

Një sjellje që, duke pasur parasysh numrin e madh të fëmijëve që vizitojnë parkun, sigurisht që nuk mund të vazhdojë.

Drejtuesit e parkut ende nuk e kuptojnë se si mund të kishte ndodhur kjo, por me siguri kafshët i kanë dëgjuar këto mallkime gjatë periudhës së karantinës së kaluar në kafaz./ATSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme