Cokollata ndihmon për heqjen e kollës

Lifestyle | 6 vite më parë

Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokollatës në vend të shurupëve të ndryshëm, të dëmshëm në kurimin e kollës tek të rinjtë nën moshën 18 vjeç dhe fëmijët.

“The Telegraph” njofton se studiuesit theksuan që përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata, ndihmon në heqjen e kollës. Pasi të testohet për dobinë e tij, do të hidhet në treg në trajtë ilaçi.

Në studimin e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën u vërtetua se përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata ndihmon në heqjen e kollës. Duke pohuar se lënda “teobromin” është më efektive se shurupët në heqjen e gërvishtjes së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se lënda “codeine”, e gjendur në shurupët e kollës, është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç.

Specialistët deklarojnë se vetëm një copë çokollatë “bitter” ndihmon në qetësimin e kollës, por ato pohojnë se nuk janë bërë akoma studime për të përcaktuar dozën e duhur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme