Korça tejmbushet nga turistët, “Pazari i Vjetër” mes atraksioneve që nuk duhen humbur

Sociale | 2 vite më parë

Fundjava e ka gjetur Korçën të mbushur me turistë. Mes atraksioneve të qytetit, më i preferuari mbetet Pazari i Vjetër, arkitektura e të cilit tërheq vëmendjen e vizitorëve ditorë, por edhe atyre që qëndrojnë më gjatë për të zbuluar bukuritë e juglindjes.

Atmosfera e qytetit, por edhe shërbimi cilësor dhe çmimet e përshtatshme, kanë rritur interesin e vizitorëve nga zona të ndryshme të vendit. Edhe për vizitorët e huaj, Korça mbetet një qytet fantastik, ndërsa për emigrantët, një destinacion ku duhet të ndalosh patjetër.

Shumica e strukturave akomoduese në Korçë dhe rrethina janë rezervuar për gushtin, ndërsa operatorët turistikë presin që fluksi të mbetet i lartë edhe gjatë vjeshtës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme