Vende turistike ku është rreptësisht e ndaluar të bësh foto

Ndërsa shumica e turistëve nuk ndahen nga aparatët apo telefonët e tyre gjatë udhëtimeve, ka disa vende në botë ku fotografia është rreptësisht e ndaluar.
Nga monumente historike te vende të shenjta dhe objekte me rëndësi të madhe kulturore, këto atraksione kërkojnë më shumë respekt dhe vëmendje sesa një foto e zakonshme.

Taj Mahal, Indi – Ka shumë foto të këtij monumenti, të listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, por është e vështirë të gjesh fotografi të brendshme të tij? Arsyeja është e thjeshtë, turistët duhet të lënë të gjitha gjërat e tyre, duke përfshirë ushqimin dhe kamerat, në derë përpara se të hyjnë në monument, raporton Fox News.

Kulla e Londrës, Angli – Pallati Mbretëror i Madhërisë së Saj dhe Kalaja e Kullës së Londrës janë disa nga atraksionet kryesore në kryeqytetin anglez. Aty mund të shihni bizhuteritë e kurorës së Mbretërisë së Bashkuar. Culture Trip raporton se ka roje kudo dhe më shumë se 100 kamera sigurie në vend.

Lugina e Mbretërve, Egjipt – Ju lejohet të bëni foto jashtë monumentit. Por para se të hyni në tempullin ku ndodhen varret e famshme, turistët kontrollohen. Sipas Culture Trip, kushdo që ka një kamerë të fshehur dhe e fotografon rrezikon të paguajë një gjobë.

Mauzoleumi i Leninit, Rusi – Monumenti ndodhet në Sheshin e Kuq të Moskës. Këtu mbahet trupi i liderit themelues të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Ilitch Ulianov. Vendi është i hapur për vizitorët, por fotot nuk lejohen. CNN raporton se rojet janë shumë të pranishëm rreth arkivolit për të zbatuar këtë rregull.

Galeria e Saint Gall, Zvicër – Një nga bibliotekat më të vjetra në botë ndodhet në qytetin e St. Gallen. Rojet zvicerane janë të pranishme për të penguar turistët të bëjnë foto, shkruan Huffington Post.

Pallati Dolmabahçe, Turqi – I ndërtuar në shekullin e 19-të, ky ishte selia e Perandorisë Osmane. Është një nga atraksionet kryesore turistike në Stamboll. Turistët kanë raportuar se është e ndaluar të bësh foto brenda këtij pallati të pabesueshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





