Fermerët e Elbasanit aplikojnë për subvencione, kanë kohë deri më 30 maj

Bujqësi | 1 vit më parë

Në Elbasan nisi aplikimi për të përfituar subvencione në bujqësi.

Ndonëse në ditët e para në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, është bërë e ditur se ka pasur një numër të konsiderueshëm të  fermerëve të cilët nisën procedurat e aplikimit.

Edhe pse aplikimi bëhet nga interneti, fermerë të moshës së tretë kanë ndjekur formën tradicionale, duke e mësuar procedurën nga specialistët e bujqësisë.

Fermerët në Elbasan, ashtu si në të gjithë vendin, kanë kohë deri më 30 maj  për të aplikuar për marrjen e subvencioneve.

Shumica e tyre do të regjistrohen nga interneti, krahasuar me vitin e kaluar këtë vit do të ketë një numër më të lartë të fermerëve për aplikim, pasi kulturat bujqësore në qarkun e Elbasanit kanë pësuar një rritje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme