Jeta studentore dhe mbulimi i shpenzimeve, çfarë përfshin kredia studentore

Aktualitet | 1 vit më parë

Jeta studentore ka jo pak shpenzime, më tepër për studentë që vijnë nga qytete të tjera apo zonat rurale dhe zgjedhin Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë.

Për një pjesë të tyre, shpenzimet mbulohen nga familja pa konsideruar mundësinë e punësimit gjatë kohës së studimit.

“Jam viti i dytë Arsim Fillor. Për momentin na i siguron familja. Po e kam një ide për t’u punësuar”, shprehet studentja.

“Të specializohem fillimisht pastaj të shohim për punësim”, shprehet një tjetër.

Por ka edhe të tjerë studentë, që zgjedhin të punojnë edhe të studiojnë njëkohësisht për të lehtësuar barrën familjare në shpenzimet që duhen mbuluar.

“Jam në Fakultetin e Edukimit të sporteve, merrem me volejboll dhe marr një pagesë nga ekipi. Më ndihmon për të hequr shpenzimet ditore, për të mos marrë nga familja”, tha studentja.

Ndërkohë një tjetër zgjidhje për studentët është përmes përfitimit nga kredia studentore.

Ministria e Arsimit dhe Sportit publikon në faqen zyrtare momentin e aplikimit për çdo vit akademik dhe studentët mund të përfitojnë nga skema mbështetëse e kreditimit studentor duke aplikuar përmes platformës e-Albania. Kjo kredi është pa kolateral dhe jepet në dy këste, për të ndihmuar të rinjtë për koston e studimeve.

Gazetare: G. Manushi  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme