Studentë nga Harvard Kennedy School vizitojnë Kryeministrinë, Rama: Të interesuar për transformimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një ndër institucionet më prestigjioze në botë për studimet mbi politikat publike dhe qeverisjen.
Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Rama u shpreh se vizita ishte një mundësi për të ndarë përvojën dhe rrugëtimin e transformimit të madh të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




