Gjirokastër, numër i lartë vizitorësh në maj, bashkia planifikon aktivitete në shërbim të turizmit
Jemi në mes të pranverës dhe vizitueshmëria në qytetin e Gjirokastrës vijon me ritme të qëndrueshme. Rrugicat karakteristike, monumentet historike dhe mikpritja lokale vijojnë të tërheqin turistë nga brenda dhe jashtë vendit.
Nga grupet e organizuara, te udhëtarët individualë, pranvera ka sjellë gjallëri në këtë zonë, që mbetet një ndër destinacionet më të preferuara në jug të vendit.
“Kemi pasur një histori të suksesshme të turizmit e cila vazhdon me të njëjtin ritëm. Kemi nisur në që fillim të sezonit të këtij viti. Kemi rreth 60 mijë që e kanë vizituar qytetin. Numri më i madh regjistrohet gjatë fundjavës, por shikojmë që ka një ecuri të lartë edhe gjatë javës”, shprehet Ksenja Voda, specialiste e turizmit ne Bashkinë Gjirokastër.
Gjithashtu për të gjallëruar zonën muzeale në vijim është përgatitur një kalendar i larmishëm aktivitetesh.
“Aktivitetet kanë qenë të shumta si kulturore, artistike, koncerte shfaqje teatrale. shfaqje filmash. Aktivitetet do të vijojnë me të njëjtin ritëm”, tha ajo.
Ndërsa pranvera vijon të sjellë vizitorë në qytet, strukturat vendore mbeten të angazhuara për të garantuar një sezon të suksesshëm. Me natyrën, historinë dhe mikpritjen që e karakterizojnë, ky destinacion mbetet gjithnjë i veçantë për t’u zbuluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




