Nafta pa akcizë, kryefjala e skemës së bujqësisë. Mbi 19 mijë aplikime nga fermerët e Lushnjës
Janë drejt fundit aplikimet për skemën mbështetëse të bujqësisë për vitin 2025. Nafta për mekanikën bujqësore zë numrin më të madh të kërkesave, me mbi 19 mijë fermerë që kanë aplikuar vetëm në qarkun e Lushnjës për të marrë naftë pa akcizë.
Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Ferdinant Shani, thotë se fermerët kanë edhe pak ditë kohë për t’u bërë pjesë e skemës. Për shumë aplikantë, procesi është më i thjeshtë këtë vit, pasi dokumentacioni i nevojshëm tashmë është i përgatitur.
“Ecuria e aplikimeve ka qenë shumë normale, por tani jemi drejt fundit dhe gjej rastin që ti bëj thirrje fermerëve të shpejtojnë për të bërë aplikimin. Vitin e kaluar ka qenë rreth 21 mijë aplikues”, u shpreh Ferdinant Shani, Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.
Pas datës 30 maj, do të nisë faza e verifikimit në terren nga specialistët. Përveç naftës, skema përfshin edhe subvencione për blegtori, bletari, fidanë, farëra dhe bimë mjekësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





