FOTOT- Qindra alpinistë ngjiten në malin Everest, në një sezon të goditur nga moti i keq

Kuriozitete | 1 vit më parë

Qindra alpinistë dhe udhërrëfyesit e tyre Sherpa u ngjitën në malin Everest këtë muaj në Nepal, duke luftuar me motin e ashpër për të arritur në majën e malit më të lartë në botë, përpara se të përfundojë sezoni i ngjitjes në fund të majit.

Edhe pse disa alpinistë arritën në majë në mesin e majit, kushtet e motit u përkeqësuan për ditë të tëra, duke i detyruar shumë prej tyre të tërhiqeshin në kampin bazë, përfshirë Kami Rita Sherpa-n, i cili po përpiqej të thyente rekordin e tij duke u ngjitur në majë për herë të 31-të.

Ai arriti të ngjitej në majën 8,849 metra më 27 maj, por disa alpinistë nuk patën aq fat.

Rruga për në majë është e pajisur me shkallë dhe litarë, por këto hiqen në fund të majit, duke shënuar fundin e sezonit të ngjitjes përpara se musonet të sjellin reshje të rrëmbyeshme shiu dhe mot të keq.

Sipas Departamentit të Alpinizmit të Nepalit, 468 alpinistëve të huaj nga 57 vende iu dhanë leje për t’u ngjitur në Everest deri në fund të majit, së bashku me një numër afërsisht të barabartë guidash malore nepaleze.

Për shkak të mundësive të kufizuara të motit të mirë pranë majës, një numër i madh alpinistësh u rreshtuan, të lidhur me litarin e vetëm të sigurisë, i cili njihet si “bllokimi i trafikut në Everest”.

Më poshtë mund të shihni një galeri fotosh nga aventura për tu ngjitur në “çatinë e botës”:


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme