Albumet më të shtrenjta të bëra ndonjëherë, artistët që kanë shpenzuar miliona për këngët

Prodhimi i një albumi muzikor mund të jetë një proces i kushtueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për artistë të mëdhenj që kërkojnë perfeksion në çdo detaj.
Në historinë e muzikës moderne, disa albume janë realizuar me shpenzime marramendëse që kanë arritur miliona dollarë.
‘Ricky Martin’ – Albumi i parë në anglisht i Ricky Martin u publikua në vitin 1999 dhe kushtoi më shumë 1 milion dollarë.
‘Metallica’ – Albumi me të njëjtin emër i Metallica-s, i njohur më mirë si ‘Black Album’, e çoi grupin drejt suksesit. Albumi kushtoi 1 milion dollarët.

‘Donna Summer’ – Mbretëresha e diskos, Donna Summer, shpenzoi një pasuri të tërë për albumin e saj të vitit 1982 me të njëjtin emër. Kostot totale të prodhimit arritën në 1 milion dollarë.
‘For Those About to Rock (We Salute You)’ – Grupi australian i rokut AC/DC hyn në këtë listë me albumin e tyre të vitit 1981, çmimi i të cilit ishte 1 milion dollarë.
‘Yeezus’ – Albumi i gjashtë nga Kanye West kushtoi 1.5 milion dollarë për t’u realizuar.
‘Charmed Life’ nga Billy Idol – I publikuar në vitin 1990, albumi “Charmed Life” kushtoi 1.5 milion dollarë për t’u realizuar.

‘Bad’ – Albumi ikonik i vitit 1987 ishte bashkëpunimi i fundit i Michael Jackson me Quincey Jones. ‘Bad’ kushtoi 2 milionë dollarë për t’u realizuar.
‘Non Stop’ nga Julio Iglesias – Prodhimi i albumit të yllit spanjoll, “Non Stop”, kushtoi plot 3 milionë dollarë.
‘Dangerous’ nga Michael Jackson – ‘Dangerous’ ishte një hit i madh në vitin 1991, por nuk u kursyen shpenzime për realizimin e albumit. Albumi pati një kosto të përafërt prodhimi prej 8-10 milionë dollarësh.

‘Chinese Democracy’ nga Guns N’ Roses – U desh më shumë se një dekadë për t’u prodhuar ky album dhe shpenzimet përfshinin 50,000 dollarë në muaj për studion dhe mijëra dollarë në paga. U shpenzuan gjithsej 13 milionë dollarë.
‘Invincible’ nga Michael Jackson – Ky album është më i shtrenjti i publikuar ndonjëherë. I prodhuar midis viteve 1997 dhe 2001, kushtoi afërsisht 30-40 milionë dollarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





