Frekuentim i ulët në kopshte – Në Kukës shërbimi vijon normalisht, prioritet siguria ushqimore
Në qytetin e Kukësit, çerdhet dhe kopshtet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe gjatë sezonit veror, ndonëse numri i fëmijëve që i frekuentojnë është më i ulët.
“Ndryshe nga sistemi arsimor i shkollave, ne funksionojmë duke qenë aktiv gjatë të gjithë verës. Kopshtet dhe çerdhet janë të hapura por frekuentimi është në rënie sidomos gjatë sezonit veror “, tha Albana Elezaj, Drejtoreshë e arsimit parashkollor, bashkia Kukës.
Siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet kryesore gjatë kësaj periudhe.
“Kujdesi për ushqimin në këtë periudhë është në maksimum, gjithashtu planet verore janë vënë në zbatim”, tha ajo.
Edhe gjatë verës, stafi i çerdheve dhe kopshteve vijon përkushtimin për të ofruar një ambient të sigurt për fëmijët.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





