Universiteti i Gjirokastrës, studim për të përshtatur kurrikulat me nevojat e tregut të punës

Arsim | 1 vit më parë

Analiza e tregut të punës dhe përshtatja e kurrikulave universitare në Universitetin e Gjirokastrës në shërbim të zhvillimit rajonal ishte studimi i realizuar nga Universiteti “Eqrem Çabej”, finacuar nga Agjencia Kombëtare e Zhvillimit dhe Inovacionit.

Ky studim u ndërmor me qëllim identifikimin e nevojave reale të tregut të punës në rajonin jugor për të përafruar ofertën akademike me kërkesat e sektorit publik e privat, si dhe për të forcuar lidhjen e universitetit me komunitetin dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Liderja e projektit Prof. Asoc. Valbona Duri rendit disa nga përfundimet kryesore të studimit.

“Së pari, del nevoja për më shumë aftësi praktike. Kjo do të reflektohet në kohëzgjatjen e praktiktave dhe në praktika të mirëstrukturuara. Së dyti, nevoja për aftësi inovative, sipërmarrëse dhe ‘soft skills’ ose aftësi të menaxhimit dhe marrëdhënieve të komunikimit,” shprehet drejtuesja e projektit

Po për çfarë do të shërbejnë rezultatet e këtij studimi?

“Nevojat dhe kërkesat do të reflektohen në kurrikulat universitare. Ajo çfarë është e rëndësishme është që përshtatja e kurrikulave me zhvillimet rajonale të jetë e vazhdueshme,” thotë Prof. Duri.

Studimi u bazua në 92 pyetësorë me biznese lokale 164 pyetësorë me ish-studentë të Universitetit të Gjirokastrës, si dhe në intervista me drejtues institucionesh publike dhe private.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme