Rojet bregdetare në Sarandë, garanci për sigurinë në plazhet publike
Rojet bregdetare janë një garanci sigurie për pushuesit që frekuentojnë plazhet publike të Sarandës, nga porti turistik deri përgjatë shëtitores. Në çdo plazh funksionojnë kullat e vrojtimit, të menaxhuara nga persona të trajnuar dhe të licencuar si roje bregdetare.
Sotir Dhimpali, në plazhin “Rinia”, thotë se rojet mbikëqyrin me kujdes hapësirën ujore dhe janë të gatshëm të reagojnë në çdo moment.
“Kemi shpëtuar një 15-vjecare, ne jemi me dy turne”, u shpreh Dhimpali.
Sokol Alushaj, një tjetër roje, u angazhua në ndihmën ndaj një fëmije që po kishte vështirësi në ujë, duke treguar rëndësinë e vëzhgimit të vazhdueshëm.
Në Plazhin e Ri, Artan Rrumbullaku thekson nevojën për vigjilencë të lartë, sidomos për fëmijët dhe situatat kur mjetet lundruese i afrohen zonave të notit.
As sinjalet më të vogla nuk neglizhohen ,si rasti i Alben Malkës, që ndihmoi një turist për të hequr një gjemb iriqi.
Rojet janë të pranishëm çdo ditë me dy turne dhe të trajnuar për të vepruar në çdo situatë, duke garantuar pushime më të sigurta për të gjithë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





