Shiroka dhe sportet ujore, interes i lartë edhe për të parë shpendët ujorë
E teksa flasim për sportet ujore kjo familje nga Belgjika e ka për herë të parë vizitën në liqenin e Shkodrës, por jo sportet ujore. Ndaj menjëherë pas mbërritjes në Shirokë vendosi të eksplorojë liqenin dhe Lumin Buna.
“Jam nga Belgjika është hera e parë që vij. Më pëlqejnë sportet ujore dhe menduam menjëherë të shkojmë në liqen sepse është shumë vapë. Më pëlqen shumë dhe besoj se do kënaqemi”, u shpreh një turist.
Bedat Dini o pasionuar pas sporteve ujore dhe natyrës, prej 7 vitesh pasionin e tij e ka kthyer në profesion. Qëllimi kryesor i tij mbetet kundrimi i shpendëve në liqen për të cilën duket se interesi i vendasve e të huajve është në rritje.
“Të huaj janë traget grupi të cilët janë të interesuar më shumë”, u shpreh Dini.
Liqeni I Shkodrës së bashku me Bunën e Drinin përherë e më shumë po frekuentohen nga vizitorët. Duke e kthyer kështu Shirokën në një atraksion të pasur turistik.
Gazetar: M Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





